Algoritmi e shpall kampion Holandën!
Holanda vërtet nuk ka bindur me lojë në këtë fazë grupesh, por sipas algoritmit të përdorur nga “Saxo Stats” për të cilin përdoren një sërë parametrash nga forma te vlera e ekipit,
“Tulipanët” vazhdojnë të jenë favoritët për të triumfuar në këtë Botëror me 24% mundësi.
Edhe në nisje, skuadra e Van Galit ishte pretendente me 21%, por tani shanset janë rritur dhe përveç kësaj, Portugalia është ngjitur në vendin e dytë të favoritëve duke parakaluar Spanjën.