Fenerbahce e futbollistit shqiptar Ezgian Alioskit fitoi me rezultat 3:1 në një ndeshje miqësore ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos.
Mysafirët nga Spanja kaluan në avantazh 0:1 me golin e Trejos në minutën e 22-të.
Në minutën e 71-të turqit arritën të barazojnë me Osayi-Samuel nga penalltia.
King kaloi ekipin në epërsi në minutën e 76-të, ndërsa Kadioglu shënoi për 3:1 në minutën e 83-të.
Ezgian Alioski ishte në formacionin e parë për ekipin e tij.