Thomas Muller ka dalë në konferencë për mediat në prag të takimit të nesërm ndaj Kosta Rikës, i cili do të luajë një rol specifik, kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
”Sfida e nesërme do të vendosë shumë faktorë në lidhje me aventurën tonë në këtë Botëror.
Kosta Rika tregoi se është një mur i vërtetë në repartin difensiv ndaj Japonisë.
Me duhet të analizojmë deri në detaj se si të çkodojmë këtë mbrojtje të hekurt, më pas objektivi do të bëhej më i thjeshtë”, tha mesfushori Muller.