Vetëm fitorja ndaj Kosta RIkës do të bënte që Gjermanisë të futet në grupin e 16 skuadrave më të mira që Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Zhgënjimi nga dy ndeshjet e para me një humbje nga Japonia dhe një barazim përballë Spanjës kanë bërë që skuadra e trajnerit Hansi Flick të ketë vetëm një pikë para ndeshjes vendimtare me Kosta Rikën e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00.
Gjermanët janë të detyruar të kërkojë tre pikë të plota nga ky ballafaqim, andaj pritet që në fushë të zbresin me “armët” më të forta të cila i kanë në dispozicion.
Këto janë formacionet e mundshme:
Kosta Rika (5-4-1): Navas; Fuller, Duarte, Ëaston, Chacon, Oviedo; Torres, Borges, Tejeda, Campbell; Contreras.
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Kehrer, Sule, Rudiger, Raum; Gundogan, Kimmich; Gnabry, Musiala, Sane; Fullkrug.