Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku mbrojtësi i U-17 të Padova-s, Manuel Lorenzo Ntube, raportohet se ka humbur jetën në një aksident me makinë.
Në një postim të bërë publik nga Padova, mësohet vetëm që lojtari pati një fat tragjik, duke vdekur në një moshë shumë të re.
“Padova është në zi për vdekjen tragjike të Manuel Lorenzo Ntube, mbrojtësit të sektorit tonë të të rinjve, U-17, të cilit iu ndërpre jeta mbrëmë në një aksident tragjik automobilistik.
I gjithë klubi me tifozët e tij është krah familjes dhe miqve të Manuelit në këtë dhimbje të madhe.”-shkruhet në reagimin e Padova.