Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është gati për sfidën e nesërme (20.00) kundër Serbisë, në kuadër të xhiros së tretë të Kampionatit Botëror.
Futbollisti nga Kosova, Xhaka, shprehet optimist para kësaj sfide.
“Që në fillim të turneut e dinim që ndeshja me Serbinë do të jetë finalja e këtij grupi”, tha kapiteni i Zvicrës.
Zvicrës i duhet një pikë për të kaluar në të tetën e finales.
Brazili ka gjashtë pikë dhe ka siguruar një vend më tej. Zvicra ka tre pikë, kurse Serbia dhe Kameruni nga një pikë.