Massimiliano Allegri është duke e menduar dorëheqjen nga posti i trajnerit të Juventusit, raportojnë mediat italiane.
Rrugën e krerëve të klubit të cilët pak ditë më parë u larguan nga ‘Zonja e Vjetër’, me gjasë do ta ndjek edhe Allegri.
Tekniku i bardhezinjve Massimiliano Allegri është duke e menduar seriozisht paraqitjen e dorëheqjes së tij tek drejtuesit e klubit”, shkruajnë mediat italiane.
Juve nuk e nisi mirë këtë sezon, mirëpo, javëve të fundit skuadra e Allegrit rigjeti formën e mirë dhe aktualisht është ndodhet në vendin e tretë me 31 pikë, dhjetë pikë larg liderit të tabelës, Napolit.