Canelo Alvarez nuk ishte i kënaqur kur pa një video që tregonte Lionel Messin duke shkelur fanellën e Meksikës gjatë festimit pas fitores 2-0 të Argjentinës ndaj kombëtares meksikane në Kupën e Botës 2022.
Boksieri i famshëm shprehu zhgënjimin e tij ndaj Messit, por Sergio Aguero i qëndroi pranë ish-shokut të tij të skuadrës, diçka që nuk i pëlqeu Canelo-s, i cili sulmoi edhe ish-sulmuesin e Manchester City-t.
Duke folur me transmetuesin spanjoll Ibai Llanos, Aguero zbuloi se Canelo i dërgoi atij një audio në WhatsApp. “Ai më dërgoi një audio,” tha Aguero. “A e dini se e bëra në brekë? Kur pashë WhatsApp-in tim dhe lexova ‘mesazh audio nga Canelo’ thashë ‘oh, m*t’. Më tha: ‘Or ti trap, ti më pëlqen, trap’.
“Unë iu përgjigja: ‘Z. Canelo, mendoj se e ke gabim, nuk e njeh Leon, në asnjë moment nuk ka shkelur fanellën e Meksikës. Pranoje se e ke gabim’, dhe ai më tha ta respektoj mendimin e tij”.
Siç dihet tashmë, boksieri meksikan ka kërkuar falje për deklaratat e bëra kundrejt Lionel Messi-t, duke thënë: “Në ditët e fundit jam nxituar me fjalët e mia të ndikuara nga pasioni dhe dashuria për vendin tim.
“Dua t’i kërkojë falje Messi-t dhe të gjithë popullit të Argjentinës. Çdo ditë ne mësojmë diçka të re dhe këtë herë ishte radha ime”, ka thënë boksieri të mërkurën.