Patrik Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022” që transmetohet në “RTV Ora”.
Lojtari i Dinamos është mbështetës i flaktë i Argjentinës dhe këtë e ka treguar me një batutë.
“Po flisja pak me Drilonin dhe me batutë i thashë se nëse nuk fiton Argjentina, nuk e di nëse do isha gati për emisionin.
E nisëm keq, por fatmirësisht e kemi marrë situatën në kontroll. Besoj se është mirë për të gjithë tifozët që të shohim pak Lionel Messi akoma”, tha Bardhi.