FC Prishtina e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Liga e Dytë e Greqisë, A. Larissa me rezultat 2:0.
Golat u realizuan nga Mendurim Hoti (9') dhe Albin Prapashtica (19').
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri".
Ishte një ndeshje e mirëseardhur për kryetrajnerin e Prishtinës, Ismet Munishi, për të pa formën e lojtarëve.