Andrea Abodi, Ministri i Sportit në Itali është rikthyer të flasë për skandalin që ka përfshirë Juventusin kohën e fundit.
Numri një i sportit italian ka bërë një deklaratë të bujshme duke pohuar se Juventusi mund të mos jetë i vetmi klub që ka pasur parregullsi në bilancet e deklaruara.
“Situata e Juventusit është vetëm pika ekstreme e një fenomeni që nuk mund ta shohim nga ana tjetër.
Me shumë mundësi Juventusi mund të mos jetë i vetmi klub i implikuar. Është momenti që të vendosim rregull dhe t’i kontrollojmë gjërat me përpikmëri, sepse ka shoqëri që sillen në mënyrën e duhur dhe të tjera që i kanë interpretuar rregullat në një mënyrë të veçantë.
Kjo gjë ka sjell probleme edhe në drejtim të konkurrencës së ndershme. Autonomia sportivet duhet të garantohet, por menaxhimi i klubeve duhet të monitorohet, analizohet, të vlerësohet dhe më pas të merren sanksione”, deklaroi Andrea Abodi.