Gjermania kërkon të shmangë një tjetër eliminim të turpshëm nga Botërori sot dhe ka shansin e artë në ndeshjen e fundit në grup përballë Kosta Rikës.
Gjermanët nuk kanë alternativë tjetër veç fitores në këtë ndeshje dhe Flik po e kërkon në një mënyrë të veçantë.
Për të tentuar një sukses, por edhe të thellë për të qenë i sigurt se do të kalojë më tej, ai sot paraqitet me një formacion titullar ku vetëm 4 lojtarë nuk janë të Bajern Mynih.
Ai ka hedhur në fushë nga minuta e parë të 7 lojtarët që ka grumbulluar nga bavarezët me vetëm Gyndogan, Raum, Rydiger dhe Syle që nuk janë pjesë e këtij klubi e që luajnë sot si titullarë në rreshtimin e përzgjedhur.