Pesë muaj pas transferimit te Ferizaj, klubi ka njoftuar për largimin e futbollistit Gentian Emini.
FC Ferizaj njofton se ndarja me mbrojtësin e majtë ka ardhur me marrëveshje të dyanshme.
“Faleminderit për kontributin Gentian Emini. FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratës me mbrojtësin e majtë, Gentian Emini”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.
25-vjeçari më parë karrierë ka bërë tek Ulpiana dhe Arbëria.