Spanja dhe Japonia kualifikohen në të tetën e finales
![](/media/botasot.info/images/2022/December/01/auto_61669928331.jpg)
Spanja dhe Japonia kualifikohen në të tetën e finales, Gjermania dhe Kostarika eliminohet nga Kampionati Botëror në futboll.
Spanja takohet me Marokun dhe Kroacia me Japoninë në kuadër të tetës së finales.
Grupi E
1. Japonia 3 2 0 1 4:3 6
2. Spanja 3 1 1 1 9:3 4
3.Gjermania 3 1 1 1 6:5 4
4. Kostarika 3 1 0 2 3:11 3
Gjermanisë nuk i mjaftoi fitorja me 4:2 ndaj Kostarikës, ndërsa Japonia ka shkaktuar senzacion, duke e mundur me 2:1 Spanjën.
Në minutën e 12-të, Alvaro Morata dinak, kalon në epërsi spanjollët. Morata me kokë mposhti portierin e Japonisë.
Pjesa e dytë interesante dhe japonezët shënojnë për pesë mnuta dy gola. Në minutën e 48-të, Ritsu Doan nga 17 metra shënon gol në këndin e majtë, 1:1.
Në minutën e 53-të, Ao Tanaka shtang Spanjën, 1:2 për Japoninë.
Kostarika dhe Gjermania, ndeshje me kthesa në rezultat.
Në minutën e 10-të, Serge Gnabry me mjeshtri ka shënuar me kokë për 0:1 në favor të Gjermanisë.
Në minutën e 43-të, Keysher Fuller Spence i Kostarikës, dështoi nga një pozitë ideale, gjuajtjen e tij e priti portieri Manuel Neuer.
Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Yeltsin Tejeda i Kostarikës, ka shënuar nga afërsia 1:1.
Jamal Musiala i pafat në minutën e 61-të, shtylla e djathtë ia mohoi golin.
Në minutën e 67-të, Jamal Musiala (Gjermani) godet nga 16-shi por shtylla e majtë e shpëton Kostarikën.
Në minutën e 71-të, Kostarika kalon në epërsi me golin e Juan Pablo Vargas.
Gjermanët rikthehen në rezultat.
Në minutën e 73-të, Kai Havertz shfrytëzon gabimin e mbrojtjes rivale dhe barazon rezultatin 2:2.
I njëjti futbollist (Kai Havertz) shënon edhe në minutën e 85-të dhe 2:3 për Gjermaninë.
Niclas Fullkrug në minutën e 90-të, thellon fitoren në 2:4.
Japonia - Spanja 2:1
Shënues: Doan (48'), Tanaka (53') - Morata (11').
Kartona të verdhë: Itakura, Taniguchi, Yoshida.
Japonia: Gonda; Taniguchi, Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 46'); Morita, Ito; Tanaka (Endo 87'), Kamada (Tomiyasu 69'), Kubo (Doan 46'); Maeda (Asano 61')
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta (Carvaja 46'), Rodri, Pau Torres, Balde (Alba 68'); Gavi (Fati 68'), Busquets, Pedri; Nico Williams (Torres 57'), Morata (Asensio 57'), Dani Olmo.
Kostarika - Gjermania 2:4
Shënues: Tejeda (59'), Vargas (71') - Gnabry (10'), Havertz (73' e 85), Fullkrug (90').
Kartona të verdhë: Duarte.
Kostarika: Keylor Navas; Fuller (Bennette 74'), Duarte, Waston, Vargas, Oviedo; Tejeda (Wilson 90+4''), Aguilera (Salas 46'), Borges; Venegas (Matarrita 74'), Campbell.
Gjermania: Neuer; Kimmich, Süle (Ginter 90+4'), Rudiger, Raum (Gotze 67'); Goretzka (Klostermann 46'), Gundogan (Fullkrug 55'); Gnabry, Musiala, Sane; Muller (Havertz 67').