Nuk kanë fund telashet e Juventusit, edhe UEFA nis hetim zyrtar për mashtrimin dhe paralajmëron

Futboll

Nuk kanë fund telashet e Juventusit, edhe UEFA nis hetim zyrtar për mashtrimin dhe paralajmëron

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:07
Nuk kanë fund telashet e Juventusit

Juventusi është në telashe të mëdha dhe me sa duket jo vetëm në Itali. UEFA ka bërë të ditur se pas informacioneve të fundit që janë publikuar në Itali, ka nisur hetim për të mësuar nëse bardhezinjtë kanë manipuluar edhe bilancet financiare që kanë prezantuar për regjistrimin në aktivitetet ndërkombëtare.

“Organi i Kontrollit të Financave të Klubeve ka hapur sot një hetim formal në adresë të Juventusit për shkelje të mundshme të normativave mbi licencat e klubeve mbi Fair Play Financiar.

Hetimi do të përqendrohet mbi shkeljet financiare e aluduara së fundmi të cilat janë publikuar si vijim i hetimit të Consob dhe Prokurorisë së Torinos”, shkruhej në komunikatën e UEFA-s.

UEFA shpjegon në komunikatën e saj se më 22 gusht kishte gjetur një akord me Juventusin sa i përket rregullimit të bilanceve financiare pas shkeljeve që ishin vërejtur për sezonet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Por ajo bëri të ditur se nëse pas hetimit, duke marrë për bazë të dhënat e reja të publikuara në mediat italiane, rezultonte se Juventus kishte mashtruar në deklarimet e saj financiare në UEFA, kjo e fundit do të ndërmerrte sanksione ndaj kllubit italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat