Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:22
Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 01.12.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjes së mbetur të xhiros së 3-të të Albi Mall Superligës në futboll, Trepça’89-Ballkani për edicionin 2022/2023, zhvilluar më 30.11.2022.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

VEN DIME

1.Regjistrohet ndeshja e mbetur xhiros së 3-të të Albi Mall Superligës në futboll Trepça’89-Ballkani, për edicionin 2022/2023, zhvilluar më 30.11.2022, më rezultatin e arritur në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave nuk gjeti prova për: Inicime disiplinore, njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat