Trajneri italian Marco Tardelli ka injoruar Gjermaninë duke deklaruar se nuk është aspak befasi që eliminohet sërish që në fazën e grupeve, duke parë përbërjen që ka në dispozicion trajneri Hansi Flick.
Tardelli vlerësoi vetëm talentin e Bayernit, Jamal Musiala, teksa tha se ishte i bindur që gjermanët nuk do të bënin shumë rrugëtim në Botërorin e Katarit.
“Gjermania nuk ishte pretendente për të fituar.
Përveç Musialës, që ka shumë talent, te lojtarët e tjerë nuk shoh cilësi të madhe. Thënë këtë, nuk më befason aspak eliminimi në grupe”, deklaroi Tardelli.