Ditët e fundit Saul “Canelo” Alvarez, kampioni meksikan i boksit, kërcënoi Lionel Messin, duke e fajësuar se ka shkelur fanellën e Meksikës për të pastruar dyshemenë e dhomës së zhveshjeve pas fitores ndaj meksikanëve.
Ka ardhur përgjigja e yllit argjentinas, i cili saktësoi:
“Ka qenë një keqkuptim.
Ai nuk më njeh.
Nuk kam pse të kërkoj falje sepse nuk kam respektuar meksikanët apo fanellën”.