Polonia përjetoi një disfatë ndaj Argjentinës (2-0) pasi dy skuadrat shkuan në 1/16. Robert Levandovski në fund të ndeshjes zhvilloi një bisedë me Lionel Mesin. Ylli 34-vjeçar u pyet për këtë nga “Bild” dhe zbuloi se çfarë u tha.
“Folëm pak, ishte mirë. I thashë se luaja më shumë në mbrojtje se zakonisht, por ndonjëherë kjo është ajo që i duhet skuadrës.
Është një gjë e rrallë të jesh në qendër dhe të shënosh si mesfushor mbrojtës, por e dija se duhej të ndihmoja skuadrën time”, theksoi Leva.
Kujtojmë se Polonia, pavarësisht se pësoi 2 gola luajti në mbrojtje masive në minutat e fundit të ndeshjes, nga frika se mos pësonte golin e tretë dhe eliminohej me golavarazh nga Meksika.