Nga Katari në Londër

Futboll

Nga Katari në Londër

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:26
Nga Katari në Londër

Mbojtësi kroat i skuadrës së Leipzig, Josko Gvardiol, pritet të jetë blerja e radhës së skuadrës së Chelsea në merkaton e janarit. Këtë gjë e konfirmoi vetë talenti 20-vjeçar kroat për “The Athletic”, që aktualisht ndodhet në botërorin e Katarit me kombëtaren.

“Momentalisht ndodhem i lumtur te skuadra e Leipzig, por nuk e di se çfarë do të ndodhë së shpejti, të shohim.

Ju i dini se si ndryshojnë gjërat, pasi është menaxheri im ai që po merret më çdo gjë. Nëse do të qëndroj këtu do të jem i lumtur sërish”, tha Gvardiol.

Më tej, mbrojtësi kroat Josko Gvardiol shtoi: “Chelsea është një klub i madh dhe jam i kënaqur që interesohen për mua. Ndoshta një ditë do të luaj aty. Është krenari që dëgjon gjëra të mira prej tyre, ndërkohë që aty luan edhe Matteo Kovacic, ndaj nuk i dihet asnjëherë të ardhmes. Flas çdo ditë me të për Chelsea”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat