Xhaka provokohet
Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka, me Zvicrën paketojnë Serbinë për Beograd.
Zvicra me zemër të madhe, ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Serbisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Kampionatit Botëror.
Grupi G Brazil
Brazili – Kameruni 0:1
Serbia – Zvicra 2:3
Renditja
1. Brazili 3 2 0 1 3:1 7
2. Zvicra 3 2 0 1 4:3 6
3. Kameruni 3 1 1 1 4:4 4
4. Serbia 3 0 1 2 5:8 1
Selektori i Zvicrës, Dragan Stojkoviq, kokulur lëshon fushën drejt në teshatore dhe për të marrë pajisjet për të hipur në aeroplan drejt Beogradit.
Xherdan Shaqiri, një bombardues i pamëshirshëm, kapiteni Granit Xhaka, dirigjent i lojës, së bashku me shokë.
Xherdan Shaqiri, i pari bombardoi portën e Serbisë.
Në minutën e parë, Zvicra filloi me sulme, Shaqiri godet por topi bllokohet, në 16-sh deri të Xhaka edhe ky pa sukses e as Embolo, Serbia shpëton.
Zvicra me fat në minutën e 11-të, shtylla e shpëton pas goditjes së Dushan Tadiçit nga rreth 20 metra.
Në minutën e 20-të, Xherdan Shaqiri - mjeshtër i golit, 0:1. Shaqiri ynë, nga rreth 12-13 metra godet në mënyrë mjeshtërore duke e bombarduar portën e Serbinë. Ai godet me zgjuarsi e në këndin e majtë të portierit Milinkoviq - Saviq.
Një pakujdesi në mbrojtjen e Zvicrës, iu kushtoi në minutën e 27-të. Aleksandar Mitroviq ka shënuar me kokë në këndin e majtë, 1:1.
Në minutën e 30-të, Xherdan Shaqiri i pafat, përballë portierit por për fat të keq të tij gjuajti jashtë shtyllës së majtë.
Mbrojtja jo në nivelin e duhur në minutën e 35-të, ndërsa Dushan Vllahoviq ka shënuar për 2:1.
Zvicra këndellet shpejt dhe nuk lë vend për gëzim të gjatë për serbët.
Embolo dinak, nga afërsia tund portën e Serbisë pikërisht në minutln e 44-të.
Pjesa e dytë dhe gëzim i papërshkrueshëm. Në minutën e 48-të, Freuler nga rreth 11-12 metra godet bukur, portieri serb në të djathtë e topi në të majtë, 2:3.
Në minutën e 57-të, Breel Embolo, më lehtë e kishte të shënoi se sa të dështoi nga afërsia, por çuditërish gjuan mbi portë.
Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të nga Zakaria.
Në minutën e fundit, serbët provokojnë keq Granit Xhakën.
Fillon konflikti. Ndërhyjnë për t’i ndarë.
Mitroviq pa fije turpi provokon Xhakën. Xhaka nuk duron, një përleshje e shkurtër dhe evitohet më e keqja.
Turpi serb nuk ka kufij.
Brazili përfundon në vend të parë me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 6, Kameruni 4 dhe Serbia e fundosur me 1 pikë.
Zvicra do të takohet me Portugalinë dhe Brazili me Korenë e Jugut në të tetën e finales.
Serbia - Zvicra 2:3
Stadiumi '974' në Doha.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Shënues: Mitroviq (27'), Vllahoviq (35') - Shaqiri (20'), Embolo (44'), Freuler (48') .
Kartona të verdhë: S. Milinkoviq-Saviq, Pavlloviq, Rajkoviq, Mitroviq, Gudelj, Milenkoviq - Widmer, Vargas, Schar.
Serbia: V. Milinkoviq-Saviq, Milenkoviq, Velkoviq (Gudelj 55'), Pavlloviq, A. Zhivkoviq Radonjiq (78'), Llukiq, Kostiq, S. Milinkoviq-Saviq (Maksimoviq 68'), Tadiç (Gjuriçiq 78'), Vllahoviq (Joviq 55') dhe A. Mitroviq.
Zvicra: Kobel, Widmer, Akanji, Schär, R. Rodriguez, G. Xhaka, Freuler, Shaqiri (Zakaria 69'), Sow (Fernandes 68'), Vargas (Fassnacht 83') dhe Embolo (Okafor 90+6’).