Kapiteni i Prishtinës, Gledi Mici, ka thënë se fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë e ka bërë krenar, dhe se kjo ndeshje ka qenë më e mira në Botërorin Katar 2022.
“Vërtetë na kanë bërë krenar.
E prisnim fitoren e tyre, personalisht jam mjaft i gëzuar për këtë fitore, dhe përveç fitores, edhe loja ka qenë një nga më të mirat në këtë Botëror.
Më vjen mirë që Zvicra kalon e Serbia jo”, tha Mici në Botërorin Specal.