Portugalia ka humbur ndeshjen e tretë në fazën e grupeve, por ka arritur të kaloj tutje në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Portugezët u mposhtën 2-1 nga Korea e Jugut, në një ndeshje që nuk shkoi mirë për Cristiano Ronaldon, pasi asistoi gabimisht te kundërshtari dhe humbi një rast të artë shënimi.
Por në momentin e zëvendësimit në minutën e 65-të, mediat e ndryshme evropiane raportuan se Ronaldo kishte një porosi për trajnerin Fernando Santos.
“Ti gjithmonë nxiton tmerrësisht shumë për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”, raportuan mediat se Ronaldo i tha trajnerit para se të ulej në bankë.
Por vet portugezi ka mohuar se ka pasur përplasje me trajnerin e tij.
“Ajo që ndodhi ishte para zëvendësimit tim, lojtari i Koresë së Jugut më tha të largohesha shpejt. I thashë të mbyllte gojën se nuk e ka atë autoritet. Nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me trajnerin”, tha Ronaldo për mediat portugez.