“Ishte e qartë për mua që do të largohesha pas Kupës së Botës. Edhe sikur ta kisha fituar, gjërat do të kishin shkuar kështu.”- deklaroi Otto Addo, trajneri i Ganës, pas eliminimit nga faza e grupeve të Katar 2022.
Duke shpjeguar vendimin e tij, Addo theksoi se e ardhmja e familjes së tij është në Gjermani.
“Unë dhe familja ime e shohim të ardhmen tonë në Gjermani. Më pëlqen roli im në Dortmund.”-u shpreh ai.
47-vjeçari, zëvendësoi të shkarkuarin Milovan Rajevac në shkurt, fillimisht si trajner i përkohshëm dhe më pas me kontratë deri në fund të dhjetorit. Ai gjithashtu ka rolin e trajnerit të talenteve te skuadra e Borussia Dortmundit, ku duket se do të rikthehet.