Dest në fushë si amerikan, sfidon “Tulipanët” në Botërorin e Katarit

Futboll

Dest në fushë si amerikan, sfidon “Tulipanët” në Botërorin e Katarit

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 15:16
Dest në fushë si amerikan, sfidon “Tulipanët” në Botërorin e Katarit

Kur Sergino Dest të dalë sot në fushën e “Khalifa International Stadium” për ndeshjen e 1/8-ave kundër SHBA-së, perspektiva e një eliminimi të mundshëm nuk do të jetë e vetmja gjë që do t’i shkojë në mendje. Ndërsa rreshtohet në krahun e djathtë, ai do të shohë një ngjyrë të njohur, me ish-shokët e skuadrës që flasin në gjuhën e tij amtare.

Tre vjet pasi u angazhua për të luajtur me Ajaksin, mbrojtësi me origjinë holandeze do të luajë kundër vendit të tij të lindjes për herë të parë për një udhëtim drejt një çerekfinaleje të Kupës së Botës.

ZGJEDHJE AMERIKANE – Dest ka luajtur për skuadrat e SHBA-së U-17 dhe U20 në ditët e tij të reja në një errësirë relative dhe teksa iu desh ftesa për dy miqësore për SHBA-në në shtator 2019-ës për të vendosur nëse do të luante për Holandën apo Amerikën. Teksa “Tulipanët” ndryshonin trajnerë dhe asnjëri nuk e vinte mbrojtësin e Milanit në plan të parë, ishte Greg Berhalter që u përball me konkurrencën për të mbajtur Destin në programin e SHBAsë.

Menaxheri i atëhershëm i Holandës Ronald Koeman u përpoq, me vonesë, ta bindte të bashkohej me vendin e origjinës, ndërsa Greg Berhalter më vonë do të fluturonte për në Amsterdam për t’u takuar me të riun. Të dyja palët prisnin një vendim dhe Dest zgjodhi Amerikën për të cilën ka luajtur 22 herë deri më sot duke shënuar edhe dy gola.

PËRVOJA E KATARIT – Dest ka luajtur 231 nga 270 minutat e mundshme për SHBA-në në këtë Botëror dhe ka dhënë një asistim jetik për golin e fitores të Kristian Pulisiç kundër Iranit. Megjithatë, sot me Kodi Gakpo dhe Memfis Depai që vrapojnë kundër tij, nuk do të jetë një ditë e di. Por nëse vërejtjet e tij të mëparshme janë ndonjë tregues, ai e ka pritur këtë sfidë për shumë kohë. “Për pak vite Amerika mund të konkurrojë me disa skuadra të mira në botë…”, deklaronte ai për “Scuffed” në vitin 2019-të. “Bota nuk e di ende, por amerikanët po vijnë dhe Holanda është e paralajmëruar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat