Amerikanët të pafat
Kombëtarja e Holandës është çerekfinalisti i parë në Kampionatin Botëror.
Futbollistët amerikanë me lojën që treguan, nuk e merituan eliminimin, por fati ishte në anën e “Tulipanëve”.
Ndeshje e fortë deri në minutën e fundit, me raste shënimi nga të dy kombëtaret.
Në minutën e 10-të, Holanda në epërsi, futbollisti Memphis Depay nga 14 metra shënon gol të bukur në këndin e djathtë të amerikanëve.
Fat për Holandën në minutën e 43-të, Timothy Weah godet fortë nga 20 metra por portieri Noppert mezi ka shpëtuar portën e tij.
Në minutën e 45+1, Daley Blind nga rreth 11-12 metra realizon për 2:0.
Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, topi nga goditja e këndit bie në këmbët e Tim Ream (SHBA) dhe ai gjuan drejt shtyllës së majtë por largohet nga vija fatale nga një mbrojtës holandez.
Në minutën e 75-të, Haji Wright gati shënoi për nga vija fatale e heqin topin "Tulipanët".
Amerikanët shënojnë në minutën e 76-tl, Haji Wright ka realizuar gol të bukur për 2:1.
Në minutën e 81-të, Denzel Dumfries i harruar, ka realizuar për 3:1.
Amerikanët treguan lojë të madhe por fati sportiv ishte në anën e Holandës.
Holanda - SHBA 3:1
Shënues: Depay (10'), Blind (45+1') , Dumfries 81')- Wright (76').
Kartona të verdhë: Koopmeiners, de Jong.
Holanda: Noppert, Timber, Van Dijk, Ake (de Ligt 90+3’), Dumfries, De Roon (Bergwijn 46'), De Jong, Blind, Klassen (Koopmeiners 46'), Gakpo (Weghorst 90+3’), Depay (Simons 82').
SHBA: Turner, Dest (Yedlin 75'), Zimmerman, Ream, Robinson (Morris 90+2'), Adams, McKennie (Wright 67'), Musah, Pulisic, Ferreira (Reyna 46'), Weah (Aaronson 67').