Derbi i madh në Gjermani, Kosova mobilizohet kundër liderit

Futboll

Derbi i madh në Gjermani, Kosova mobilizohet kundër liderit

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 16:33
Kosova mobilizohet kundër liderit

Ballafaqimi mes Kosovës së Dusseldorfit dhe liderit të tabelës së Bezirksliga, VfL Jüchen-Garzweiler, pritet me kureshtje të madhe te dashamirët e futbollit.

Djelmoshat e Kosovës së Dusseldorfit, me presidentin Bujar Neziri, janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, që t’i shkaktojnë humbjen VfL Jüchen-Garzweiler.

Atmosferë festive para ndeshjes, gjithçka është gati për derbi.

VfL Jüchen-Garzweiler kryeson me 40 pikë por ka një ndeshje më shumë se Kosova që renditet në pozitën e katërt dhe ka 28 pikë të mbledhura. 

“Njoftojmë mërgatën e Düsseldorfit me rrethinë dhe gjithë opinionin mbarëshqiptarë, se me datën 04.12.2022, nga ora 13:00 adresa Am Wald 130,40599 Düsseldorf klubi Fc Kosova Düsseldorf do të organizojë një ceremoni festive, në stadium me këngë e valle kushtuar 28 nëntorit ,ditës së flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Aty do të vallëzojnë Grupi i valleve “ILLYRIAN GS” po ashtu grupi  “Dardanët” dhe nxënësit e shkollës shqipe .

Në vazhdim do keni edhe ushqime të njohura tradicionale shqiptare nga firma “Prizreni”, gjithashtu do keni mundësin të blini edhe rekuizita të vogla sportive, që i përkasin logos së klubit Fc Kosova Düsseldorf.
Veçantia e këtij takimi qëndron se Fc Kosova Düsseldorf do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të kësaj sezone dhe një prej më të rëndësishmëve kundër VfL Jüchen-Garzweiler në ora 14:15 ku kjo ndeshje do të transmetohet edhe direkt në televizionin TV Diaspora.

Prezenca juaj ka qenë dhe do të mbetet shtylla kryesore e mbështetjes së sukseseve”, njofton FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat