Klubi i futsallit FC Jetoni nga Gjilani është një klub i organizuar mirë që garon në Ligën e Parë të futsallit kosovar.
I krijuar para katër vitesh, kishte synime që të bëhej pjesë e Superligës, megjithatë mungesa e përkrahjes dhe financimit, ka bërë që klubi të mbetet në Ligën e Parë dhe pa ndonjë synim gjatë këtij sezoni, shkruan Gazeta Olle.
“Gjatë ketyre 4 viteve arritëm të zbulojmë talentë të rinj dhe t’ua japim mundësinë apo hapësirën më shumë futbollistëve vendor, por shpenzimet gjatë këtyre viteve ishin afro 100.000€”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit gjilanas.
Ndonëse pa përkrahje, klubi vazhdon funksionimin dhe të dielën ka një sfidë të madhe para vetes.
FC Liqeni luan ndaj skuadrës së madhe kosovare të futsallit, FC Liqeni, në rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futsall, me fillim nga ora 20:30.