Argjentina kualifikohet, Australia eliminohet
Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Australisë, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katari.
Argjentina kualifikohet, ndërsa Australia eliminohet.
Në çerekfinale ndeshen Argjentina - Holanda, ndeshje që luhet me 9 dhjetor (20.00).
Në minutën e 35-të, Lionel Messi, me mjeshtrin e tij nga rreth 14 metra ka shënuar në këndin e djathtë, 1:0.
Argjentina shton epërsinë. Julian Alvarez ia rrëmben topin portierit Ryan dhe e fërfëllon në rrjetë 2:0 pikërisht në minutën e 57-të. Një gabim trashanik i portierit që i kushtoi shtrenjtë australianëve.
Fernandez ka shënuar autogol dhe ka ngushtuar humbjen në minutën e 77-të.
Argjentina me mund të madh arriti në çerekfinale.
Argjentina - Australia 2:1
Shënues: Messi (35'), Alvarez (57') - Fernandez (77' - autogol).
Kartona të verdhë: Irvine, Degenek.
Argjentina: E.Martinez; Molina (Montiel 80'), Romero, Otamendi, Acuna (Tagliafico 71'); De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister (Palacios 80'); Messi, Julian Alvarez (Martinez La. 71'), Papu Gomez (Martinez 50').
Australia: Ryan; Degenek (Karacic 72'), Rowles, Souttar, Behich; Mooy, Irvine, McGree (Goodwin 58'); Baccus (Hrustic 58'), Duke (Maclaren 72'), Leckie (Kuol 72').