Klopp e dëshiron në skuadër mesfushorin maroken!
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka identifikuar futbollistin maroken të Fiorentinës, Sofyan Amrabat, si një opsion për nevojat e mesfushës së ekipit që e drejton.
Sipas mediave gjermane, paraqitjet e Amrabat në Boërorin në Katar, ku njëzet e gjashtë vjeçari ka luajtur çdo minutë në tri ndeshjet e fazës grupore ku ka ndihmuar kombëtaren e vendit të tij të arrijë në gjashtëmbëdhjetëshen më të mirë të kompeticionit, kanë rënë në sy të trajnerit gjerman.
Amrabat ka kontratë me Fiorentinën deri më vitin 2024 dhe vlera e tij llogaritet se është 25 milionë funta.