Gjatë ndalesës për shkak të Kupës së Botës, ku po vijon të sjellë jo pak surpriza, Napoli, ekipi më në formë në Itali, që kryeson dhe kampionatin e ka regjistruar 12 fitore radhazi mes Serisë A dhe Champions-it, kërkon të gjejë vazhdimësinë edhe në pjesën e mbetur të ndeshjeve.
Për ta bërë këtë, napolitanët u nisën drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore bashkë me një element të rëndësishëm. Për të kompensuar mungesën e disa lojtarëve, Luçiano Spaleti ka thirrur edhe disa surpriza nga skuadra e Primaverës, përfshirë edhe mbrojtësin shqiptar, Daniel Hysaj, shkruan Panorama sport.
Një mundësi e shkëlqyer për xhevahirin e ekipit Primavera të Napolit, i cili do të ketë mundësinë të shkëlqejë në këtë fazë përgatitore në Turqi.
Daniel Hysaj është kushëriri i Elseid Hysajt, lojtarit të Kombëtares shqiptare, që aktualisht luan te Lacio, por ka një shkuar të lidhur me Napolin, pasi luajti nga viti 2015 deri në 2021-shin. I lindur në vitin 2004, një element thelbësor për kombëtaret e moshave kuqezi, ku tashmë është thirrur me Shqipërinë U-21, të drejtuar nga Alban Bushi.
Pas një sezoni në huazim te Bari, ai arriti të tregojë cilësitë e tij, duke tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit toskan. Aktualisht me një repart më shumë se të plotë mbrojtësish, skuadra e Napolit vazhdon të kërkojë lojtarë të perspektivës për të ardhmen, i cili mund të bëjë diferencën edhe të rikthehet në ekipin A në rast të një dëmtimi të mundshëm për disa lojtarë të formacionit.
Kush është Hysaj?
Mes 28 emrave të përfshirë për stërvitjen në Turqi, del edhe ai i mbrojtësit shqiptar, Daniel Hysaj, një futbollist i lindur në vitin 2004, i spikatur nga Spaleti dhe deri tani ka luajtur tetë ndeshje në kampionat dhe një në “UEFA YOUTH LEAGUE”.
Danieli e nisi karrierën te ekipi i ASD Pelegrino Sport Altamura në vitin 2009 dhe qëndroi deri në vitin 2018. Më pas ai kaloi me profesionistët me ekipin e Materës dhe pas një sezoni te të rinjtë e Barit, klub në pronësi të De Laurentis.