Anglia dhe Senegali nuk janë ndeshur kurrë mes tyre në histori. Europianët nuk janë mundur kurrë nga një skuadër afrikane në finalet e një Botërori.
Angli-Senegal do të luhet në stadiumin “Al Bayt”. Pesë ndeshjet e para të Botërorit në këtë impiant (përpara Kosta Rika-Gjermani) prodhuan dy apo më pak gola në total, përfshirë edhe barazimin 0-0 të “Luanëve” me SHBA-në.
Në statistikat e deritanishme, shënuesi më i mirë i Anglisë është Markus Rashford (3 gola) dhe asistmeni Herri Kejn (3).
Lojtari me më shumë pasime është Xhon Stons (290), Ljuk Shou është ai që ka hedhur më shumë krosime në zonë (14), Bellingam është më luftaraku në mesfushë me 7 ndërhyrje dhe Meguajër është lojtari që ka shkaktuar më shumë faulle (4), shkruan panorama sport.
– Garet Sauthgejt ka 11 fitore në finalet e një Botërori dhe Europiani, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kombëtares angleze.