Shkëndija e Tetovës u kthye me tre pikë të mëdha nga Shkupi.
Tetovarëtr shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Makedonija GP, në takimin e javës së 17-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Kuqezinjtë u treguan shumë të fortë për vendasit.
Për Shkëndijen shënuan Doriev (19’ e 84’) dhe Hasani (51’) dhe për vendasit Skënderi (42’).
Shkëndija renditet në vend të tretë me 28 pikë dhe Makedonija GP në të tetin me 17 sosh.