Youri Djorkaeff, ish-kampion i Interit dhe i kombëtares franceze, tashmë këshilltar personal i Infantino-s në FIFA, ka folur edhe për futbollin italian dhe zikaltrit në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport.
Ish-mesfushori shpjegoi vizionin e tij: “Në Itali gjithmonë thonë ‘ne ndryshojmë’ dhe më pas asgjë nuk ndryshon. Skuadrat italiane nuk janë më të frikshme sot.
“Inter-i është në një situatë disi të rrezikshme. Është gjithmonë një klub i fortë, por përshtypja është se po tkurret”, komenti mjaft i ashpër i Djorkaeff.
Dhe përsëri: “Ka pak kampionë. Lojtarët janë të mirë, por nuk ka kampion që mund të ndryshojë lojën. Më pëlqen Lautaro, por mungon një talent i pastër”.
Nuk ka munguar edhe një koment për Milan-in dhe francezin Giroud: “Olivier filloi në Grenoble, si unë. Kur mbërriti në Milano, më shkroi për këshilla për qytetin. Unë i thashë se gjithçka po shkonte mirë… por se kishte gabuar ekip".