Është ndërprerë ndeshja e javës së 15-të në Ligën e Tretë-Veri të Maqedonisë së Veriut, mes Aerodrom nga Shkupi dhe Bashkimit nga Kumanova, pranë rezultatit 2-1 për vendësit. 20 minuta para fundit të lojës.
Sulmi ndaj futbollistëve të Bashkimit nga Kumanova ka nisur kur tifozë maqedonas kanë gjuajtur me gjësende të forta në drejtim të futbollistëve mysafirë.
Kjo solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.
“Ndeshja u ndërpre diku aty rreth minutës së 70 pranë rezulatit 2-1 për vendësit.
Tifoz maqedonas erdhën te stadiumi dhe filluan të gjuajnë në drejtim të lojtarëve tanë dhe ndeshja u ndëpre”, tha për Open-TV, trajneri i Bashkimit, Muhamer Rustemi.