Anglia e fortë
Anglia ashtu si i ka hije, e mposhti me rezultat të thellë 3:0 Senegalin, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në botëror.
Futbollistët senegalezë nuk e përballuan sulmin si “stuhi” të anglezëve.
Anglia nuk u duk aq e rrezikshme në 30 minutat e parë, por në minutat vijues i jep goditje shkatërrimtare Senegalit.
Në minutën e 39-të, Jordan Henderson nga rreth 10-11 metra ka shënuar në portën e Senegalit.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45+1 Anglia tregon forcëndhe sulmuesi Harry Kane brenda 16-shit e me goditje të fortë ka shënuar për 2:0.
Pjesa e dytë gjithçka ka qartësuar sidomos në minutën e 57-të, Bukayo Saka me mjeshtri ka parabolluar portierin senegalez,
Anglia ka shënuar fitore bindëse dhe kualifikohet në çerekfinale, ku ndeshet me 10 dhjetor me kampionin në fuqi të botës, Francën. Senegali eliminohet nga kampionati.
Anglia - Senegali 3:0
Shënues: Henderrson (39'), Kane (45+3'), Saka (57')
Kartona të verdhë: Koulibaly.
Anglia: Pickford; Walker, Stones (Dier 76'), Maguire, Shaw; Rice, Henderson (Phillips 82'), Bellingham (Mount 76'); Saka (Rashford 65'), Foden (Grealish 65'), Kane.
Senegali: Mendy; Sabaly, Koulibaly, Diallo, Jakobs (Ballo-Toure 85'), Ciss (Gueye 46'), Mendy; Ndiaye (Dieng 46'), Diatta (Sarr 46'), Sarr, Dia (Diedhiou 72').