Kosova e Dusseldorfit ka pësuar humbje si vendas me rezultat 3:0 nga lideri Vfl Jüchen Garzweiler.
Ballafaqimi mes këtyre skuadrave, ka qenë edhe derbi i javës së 16-të në Bezirksliga.
Mysafirët fituan me meritë.
Golat i realizuan Ahmeti (25' e 73') dhe Moseler (55').
“Fitore e merituar e kundërshtarit me një lojë shumë intensive ku edhe u vërejtën mjaft shumë mungesat në formacionin bazë të ekipit tonë
Faleminderit për përkrahjen tuaj në këtë të ftohtë dhe ju presim javën e ardhshme në ndeshjen e fundit të këtij viti”, shkruan në faqen e FC Kosova.
Vfl Jüchen Garzweiler kryeson me 43 pikë ka një ndeshje dhe 15 pikë më shumë se Kosova në pozitën e 6-të.