Lewandowski: Ka ende shumë kohë

Futboll

Lewandowski: Ka ende shumë kohë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 22:11
Lewandowski: Ka ende shumë kohë

Ajo humbje kundër Francës, ditën e sotme, mund të ketë qenë paraqitja e fundit e “goleadorit”, Robert Lewandowski, në një Kupë Bote.

Për mediat sulmuesi polak tha se ende nuk e ka marrë një vendim dhe mund të ndikojnë shumë faktorë të ndryshëm.

“Ka ende shumë kohë dhe faktorë të ndryshëm do të ndikojnë në këtë vendim.

Unë duhet të jem i lumtur që të luaj.

Jam i lumtur kur përpiqemi të sulmojmë, kur mbrohemi me vështirësi jam pak më pak, por e përsëris sërish se shumë faktorë do të ndikojnë në këtë vendim”,- u shpreh Lewandowski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat