Thashethemet për një rikthim të mundshëm të Messi në Barcelonë vazhdojnë të jenë prezentë, por gjasat të ndodh kjo janë të vogla.
Kjo pasi që edhe vetë drejtori i La Liga e tha në një intervistë se do të jetë vështirë që Barcelona të plotësojë kushtet financiare të Messi, nën financat e saj të tanishme.
Por sipas El Nacional, gjasat që superylli i Argjentinës dhe PSG-së të rikthehet në Barcelonë janë duke u bërë gjithnjë e më të largëta, derisa kalojnë ditët.
Kjo për shkak se Barcelona i ka dhënë prioritet edhe transferimit të mesfushorit të Manchester City, Bernardo Silva.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që ta kthejë në Camp Nou, Messin, por administrata e tij e ka sugjeruar atë që në vend të yllit argjentinas ta sjellë në Camp Nou Bernardo Silvan.