Numri i 10 mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi!
Ka ardhur një lajm i mirë për Brazilin dhe fansat e tyre pasi që Neymar është rikuperuar nga lëndimi i gjurit dhe pritet që të jetë gati për skuadrën në ndeshjen çerekfinale që Brazili e luan kundër Koresë së Jugut të hënën.
30 vjeçari mungoi në dy ndeshjet e grupit për shkak të një lëndimi të gjurit në ndeshjen e parë hapëse kundër Serbisë. Megjithatë, ai është kthyer në stërvitje me shokët e tij të skuadrës, me trajnerin Tite që ka konfirmuar që ai është i gatshëm të luajë.
“Ai ka stërvitur këtë mbrëmje, nëse stërvitet mirë, ai do të luajë”, tha Tite.
“Ai është trajtuar me një program specifik të stërvitjeve. Nuk dua të dal këtu para jush dhe të jap informacione që nuk janë të vërteta”.
“Gjatë karrierës sime gjithmonë kam pasur besueshmëri. Ai është stërvitur, do të stërvitet dhe nëse është mirë do të luajë. Nuk do të flas ndonjë gjë tjetër për 10 lojtarët e tjerë.
Gabriel Jessu është larguar nga Botërori për shkak se u lëndua gjatë humbjes së Brazilit kundër Kamerunit.
Raportet në Amerikën e Jugut thonë se futbollisti i Arsenalit ishte i lënduar para se të fillojë ndeshja, por Tite i ka mohuar këto shkrime.
“Nuk me pëlqen të dëgjoj gënjeshtra – këto janë gënjeshtra të liga”, tha Tite.
“Ato bëhen nga njerëz të cilët dëshirojnë të bëjnë gjëra të këqija për njerëzit e tjerë. Në asnjë moment nuk luajmë për fitore duke vendosur lojtarët në rrezik.
Mesazhi i im për këta gënjështarë është: boll më me lajme të rreme. Arsenali ka një depertament të mrekullueshëm mjekësor – në kemi një depertament të mirë mjekësor. Ne kemi etik. Ne na vjen keq për Gabrielin, por kjo nuk ka ndodhur kurrë”.
Alex Telles po ashtu do të mungojë në pjesën tjetër të Botërorit, me Thiago Silva që ka thënë se Brazili tani do të luajë për shokët e lënduar të skuadrës.
“Stërvitjet e djeshme ishin shumë të vështira, por në të njëjtën kohë objektivi i ynë është të fillojmë e të luajmë për ta po ashtu”, tha Thiago Silva.
“Kjo është ajo që i ngushëllon ata pak. Shpresoj që ata të rikuperohen sa më shpejt që është e mundur”.
Është mirë që shohim përsëri Neymar dhe Danilo në fushë dhe Alex Sandro po vazhdon mirë rikuperimin”.
Sa për ndeshjen kundër Koresë së Jugut, Thiago Silva pret një kundërshtarë të vështirë.
“Nëse i shohim me emra, ata janë skuadër e vështirë”, tha mbrojtësi.
“Në skuadrën e tyre ka lojtarë elitë, si Son. Ata kanë shumë kualitet dhe dinë si ta pasojnë topin dhe në mbrojtje janë të fortë. Ata janë të fortë edhe në kundërsulme”.