Legjenda e futbollit, Johan Cruyff është i njohur për shumë gjëra në të kaluarën, por një nga sekuencat më të famshme gjatë karrierës së tij të bujshme, është penalltia e famshme, e cila sot e 40 vite më parë, mbetetë si një nga ngjarjet më ikonike në historinë e futbollit.
Ndërsa luante për Ajax-in kundër Helmond Sport në vitin 1982, Cruyff i kapi të gjithë në befasi duke ia kaluar penalltinë shokut të skuadrës Jesper Olsen, përpara se të vendoste topin e kthimit pranë një portieri të hutuar, shkruan Gazeta Olle.
Është e paqartë nëse vetë Cruyff ishte në dijeni apo jo, por ai nuk ishte lojtari i parë që e bëri këtë.
Një penallti të tillë, dyshja belge Rik Coppens dhe André Piters në një fitore 8-3 kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Islandës në 1957, e përfunduan me sukses penalltinë në lëvizje.
Por jo gjithmonë kjo penallti shkon sipas planit, dyshja Pires dhe Henry dështuan të rikrijonin penalltinë e famshme të Cruyff, duke humbur shancin e artë që në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, të shënonin nga pika e bardhë.