Reali gati për të bërë goditjen e bujshme në merkato, “Galaktikët” kërkojnë yllin e Mançester Junajtid!
Reali i madridit duket se e ka bërë gati planin për merkaton në verën e ardhshme dhe në krye të listës qëndron ylli i Mançester Junajtid, Bruno Fernandesh.
Portugezi po kalon një periudhë të mirë si me “Djajtë e Kuq” ashtu edhe me Portugalinë në Botëror.
Kështu Florentino Perez do të jetë i gatshëm që të paguajë një shumë të madhe për yllin luzitan, por Erik Ten Hag nuk dëshiron që ta lërë të lirë Fernandeshin kaq shpejtë.