Selektori i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkoviq – Piksi, ende nuk po e merr veten pas humbjes (3:2) dhe eliminimit nga kombëtarja e Zvicrës së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
A kishte skuadra probleme psikologjike?
“Le ta dijë publiku, ia kemi dalë në më të vështirën në futboll, çka do të thotë të kalojmë nga një minus në një plus. Arritëm kundër Zvicrës të avancojmë me 2:1 dhe kishim një plan krejtësisht tjetër, në pjesën e parë ishte përgatitur një zëvendësim i dyfishtë. Ku në mbrojtje, ekipi ynë do të dukej më mirë.
Më pas, ai gol ndodhi në fund të pjesës së parë dhe ai plan dështoi. Në fillimin e pjesës së dytë, pati një tjetër tronditje dhe ne ishim në disavantazh për një gol dhe thjesht nuk gjetëm aftësinë apo forcën për ta kthyer atë
Unë nuk lejoj askënd të mendojë se gjithçka është e zezë dhe nuk do të rrija këtu përballë jush nëse do të ndihesha i turpëruar, i pavlerë dhe i mundur. Kemi humbur, por nuk jemi të mposhtur, ecim me kokën lart dhe nuk kemi për çfarë të turpërohemi. Kjo do të jetë një përvojë e mirë për të mësuar.
Ata që mezi prisnin të ndodhte dështimi, kanë pritur pesë minutat e tyre, por kjo nuk do të shqetësojë grupin e shëndetshëm dhe atë që kemi bërë në këta 20 muaj. Disa mezi prisnin që kjo të na ndodhte!”, ka thënë mes të tjera Stojkoviq.