Dragan Stojkoviq - Piksi, ish futbollist i skuadrës famëkeqe Cërvena Zvezda e Beogradit dhe tani selektor i Serbisë, dikur ishte në krah të kriminelit të luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, ky i fundit u vra nga vet serbët me 15 janar të vitit 2000.
Ish futbollisti Stojkoviq, Ishte pjesë e klubit, që gjithmonë urren shqiptarët, pjesë e klubit që ka dërguar shumë tifozë famëkeq të saj “Delija” në luftëra në ish Jugosllavi, duke bërë gjenocid ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.
Stojkoviq të premten që e lamë pas, u dëgjua hapur duke sha me nënë shqiptarët, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Mendësia e tij ka të bëj ekskluzivisht me politikën e ish klubit të tij, Zvezda, dhe sharjet e tij nuk janë të rastësishme por të gatuar prej dekadash.
Fakti më i mirë e lustron edhe fotografia se kush është Dragan Stojkobviq dhe në krah të kujt ka qenë, pra të Arkanit.
Arkani në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta, ka qenë brenda klubit famëkeq Zvezda.
Sharjet e Stojkoviqit janë të turpshme dhe FIFA nuk duhet ta durojë por ta dënojë rëndë.