Kroacia kualifkohet në çerekfinale
![](/media/botasot.info/images/2022/December/05/auto_11670262209.jpg)
Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Katar.
Kroatët i bashkohen Argjentinës, Anglisë, Holandës e Francës.
Kroatët triumfuan me penallti me rezultat 3:1 ndaj Japonisë, pasi që ndeshja në kohën e rregull përfundoi baras (1:1) por ndryshim rezultati nuk pati as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, 120 minuta lojë dhe penalltitë përcaktuan fituesin.
Në minutën e 8-të, Ivan Perishiç pati rast ideal por goditja e tij u prit nga portieri Gonda.
Në fund të pjesës së parë, kroatët tronditen.
Futbollisti Daizen Maeda në minutën e 44-të, ka shënuar nga afërsia dhe kaloi në epërsi Japoninë.
Në minutën e 56-të, Kroacia rikthehet, Ivan Perishiç me goditje të fortë me kokë ka barazuar rezultatin 1:1. Topi futet në këndin e majtë.
Në minutën e 63-të, Gonda ka shpëtuar portën e tij, duke e pritur goditjen e fortë të Modriçit nga rreth 20 metra.
Portieri Livakoviq ka intervenuar për mrekulli në minutën e 105-të, duke e ndal gjuajtjen nga 17 metra të futbollistit Kaoru Mitom.
Kroacia u tregua më suksesshme me penallti, duke u kualifikuar më tej.
Për Kroacinë shënuan: Vllashiç, Brozoviç, Pashaliç dështuan: Livaja; dhe për Japoninë realizuan Asano, dështuan Minamino, Mitoma e Yoshida.
Livakoviq ka pritur penalltitë e Minaminos, Mitomas e Yoshida s.
Japonia - Kroacia 3;1 me penallti, 1:1
Shënues: Maeda (44') - Perishiç (56').
Kartona të verdhë: Kovaçiçm Barishiç.
Japonia: Gonda, Tomiyasu, Yoshida, Nagatomo (Mitoma 64'), Taniguchi, Doan (Minamino 87'), Endo, Ito, Kamada Sakai (75'), Maeda (Asano 64'), Morita (Tanaka 106').
Kroacia: Livakoviq, Barishiq, Lovren, Gvardiol, Juranoviq, Modriç (Majer 98'), Brozoviç, Kovaçiç (Vllashiç 99'), Petkoviç (Budimir 62' - Livaja 106'), Kramariç (Pashaliç 68'), Perishiç (Orshiç 106').