Selektori i Zvicrës la pa fjalë gazetarët për Granit Xhakën kur u pyet për Serbinë

Futboll

Selektori i Zvicrës la pa fjalë gazetarët për Granit Xhakën kur u pyet për Serbinë

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 16:16
Murat Yakin

Selektori i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, në konferencë me gazetarë, ka folur edhe për rastin e Granit Xhakës, që pati përplasje me disa futbollistë serbë.

Yakin flet për sjelljen e Xhakës ndaj Serbisë.

“Unë jam një trajner që shikon përpara.

Ajo që ndodhi nuk ka më nevojë të diskutohet. Ishte një lojë e veçantë. Jemi të përqendruar në ndeshjen e nesërme.

Ndeshja kundër Serbisë ishte shumë emocionuese.

Nuk është se po stërvitem as për gjuajtjet e penalltive. Unë në fakt kam ndërmend të vendos lojën paraprakisht. Ne do të kemi mundësinë ta bëjmë këtë”, ka thënë Yakin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat