Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, është krenar që është i pari shqiptar, që ka veshur fanellën e kombëtares së Kroacisë pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, një vit para vdekjes së Jugosllavisë artificiale.
Ish futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Partizanit të Beogradit, Prishtinës, Dinamos së Zagrebit, skuadrave të njohura gjermane e franceze, tregon pse iu është falënderues kroatëve.
“Isha i pari Shqiptare qe luajta për Kroacinë.
Ndeshja Historike me SHBA-në, 1990!
Rrezikova shumë, për këtë arsye kroatët janë falënderues”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.