Shuplaka dhe ofendime pas eliminimit nga Kupa e Botës, shpërthejnë protestat.
Një pritje aspak e ngrohtë për trajnerin e Meksikës, Tata Martinon, pas kthimit nga Katari.
Pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar, tifozët meksikanë dhe i gjithë populli nuk kanë arritur të qetësojnë instinktet dhe zemërimin e tyre.
Në aeroport, tashmë ish-trajneri meksikan është sulmuar verbalisht nga shumë mbështetës. “Hajduti”, “Shakaja më e madhe e Meksikës”, “Rënia jonë”.
Një pritje vërtet e ashpër, që ka shtangur edhe vetë trajnerin Martino, i cili u shfaq i penduar dhe i shokuar.
Mediat meksikane bëjnë me dije, së në këtë vorbull u përfshi edhe deputeti Norberto Skoponi i cili u përball verbalisht me një fans duke i dhënë një shuplakë këtij të fundit që po ofendonte trajnerin që drejtoi Meksikën në Botëror.