Në "Katar 2022" është duke u bërë nami.
Sipas raportimeve të fundit, një biletë “premiun” që garanton edhe ushqimin e një vend të mirë në stadium, shkon deri në 7500 ndërsa shumë argjentinas që kanë udhëtuar nga vendi i tyre deri në Doha, janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në stadium
Nuk është dicka e rrallë që në një aktivitet futbolli një pjesë e biletave të kalojë në duart e tregëtarëve në të ashuquajturin “treg të zi”.
Por deri më tani nuk ishte dëgjuar një gjë e tillë në një vend si Katari, ku deri më tani duket se gjithçka është në kontroll të autoriteteve organizative, apo edhe kërkesa nuk ka qenë shumë e lartë.