Hyn në histori, vetëm Messi dhe Mbappe kanë statistika më të larta!
Ivan Perishiq, autori i golit të barazimit 1-1 të Kroacisë me Japoninë, mori pjesë aktive në 10 gola në 14 ndeshje në Kupën e Botës.
Që kur mbrojtësi kroat bëri debutimin e tij në këtë kompeticion në vitin 2014:
Vetëm Lionel Messi (12 – tetë gola, katër asistime) dhe Kylian Mbappe (11 – nëntë gola, dy asistime) janë përfshirë në më shumë gola.